Hapësire reklamuese

Politikë

“Shpërthen” Spaho: Alibeaj dhe Bardhi janë zarat e Ramës

Shkruar nga Newsbomb
“Shpërthen” Spaho: Alibeaj dhe Bardhi janë zarat e

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho e ka cilësuar grupin e “Alibeajt” si zara të Ramës.

Në emisionin “Quo Vadis”, Spaho kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Apelit për të dërguar çështjen për rigjykim duke e konsideruar si ilegjitime.

Sipas tij, vendimi për vulën e PD është ndikuar nga kryeministri Rama dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

“Situata nuk është aq e komplikuar sa po përpiqen ta bëjnë, por është shumë e thjeshtë. Sipas ligjit shqiptar partia regjistrohet në shkallën e parë të Tiranës dhe ne zhvilluam Kuvendin mbi bazën e listës së delegatëve që e ka edhe Lulzim Basha. Iu morëm me firmë deklaratën, morëm dhe vendimet dhe të gjitha këto i çuam, duke zgjedh strukturat, në Gjykatën e Tiranës, siç e kërkon ligji. Çfarë bëri gjykatësi? Verifikoi këtë, janë këta delegatët e kuvendit sipas listës që ka partia dhe i verifikoi. Priti dhe diçka më shumë, pa zgjedhjet e 6 marsit, votuesit kë mbështesin. U pa qartë se kush mbështetej dhe mbi këtë bazë mori vendimin. Shkoi në Gjykatën e Apelit, në kundërshtim me ligjin sepse grupi i Alibeajt nuk është palë. Duhej të jesh palë të shkosh në Apel, por ndërhyri Edi Rama dhe Yuri Kim dhe ia pranuan kërkesën. Pastaj, mbajtëm një vit rresht një çështje që edhe sikur të kishin të drejtë të shkonin në Apel dhe që zgjidhej për pesë minuta, e mbajtën një vit”, tha ai. “Kancelari i Gjykatës së Tiranës sipas urdhërit që mori thotë unë nuk e regjistroj vendimin e gjykatësit të Gjykatës së Tiranës, duhet të shkojë në burg për këtë që bën. Po të regjistrohej nuk do të arrinim në këtë pikë ne do të shkonim të merrnim vërtetimin e shkallës së parë dhe do të regjistroheshim dhe pastaj çfarë të na jepte populli”, shtoi ai.

Spaho vuri në pikëpyetje dhe regjistrimin e PD në zgjedhje duke thënë se grupimi i Alibeajt në fakt komandohet nga kryeministri Rama. Ky i fundit sipas tij do të mbajë aktive përçarjen e Partisë Demokratike.

“Për të mbajtur grindjen e brendshme dhe që Edi Rama të përfitojë nga ku proces sa më shumë të mundet. Sali Berishën të mos e lërë regjistrohet dhe të lërë këta zarat e vetë që të regjistrohen dhe të bëjnë sikur konkurrojnë, në mos paçshin frikë fare që të mos regjistrohen”, tha Spaho.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu