Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthen Sazan Guri: Nuk po e marrim vesh kush është kryebashkiaku, kryeministri apo zoti Erion

Shkruar nga Newsbomb

Ambientalistë dhe anëtarë të Shoqërisë Civile kanë zhvilluar një protestë përpara godinës së Kryeministrisë kundër ndërtimit të pallatit 13-katësh pranë parkut të liqenit.

Sazan Guri ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, duke kërkuar që të anullohet projekti fitues dhe në vend të tij të zgjidhet projekti i vendit të dytë.

Guri ka paralajmëruar Ramën se është futur në qorrsokak, ndërsa për Veliajn është shprehur se dhet të vendosë si kryebashkiak.

“Nuk po e marrim vesh kush është kryetar bashkie, kryeministri apo zoti Erion. Është bërë një konkurs ndërkombëtare pa pjesëmarrje kombëtare”, ka thënë Guri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.