Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Shpërthen Rama i LSI: Skandal, ja me kë do e zëvendësojnë Prokurorin e Përgjithshëm (Ligji nuk e lejon)

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Skandali i rradhës: maxhoranca do të zëvendësojë Prokurorin e Përgjithshëm me dikë që ligji nuk e lejon të jetë Prokuror i Përgjithshëm!” Kështu shkruan Luan Rama nënkryetari i LSI i cili shton se askund në Kushtetutë apo në ligj nuk flitet për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm!

“Maxhoranca, papërgjegjshmëria dhe paligjshmëria janë e njejta gjë! E mbi të është kupola e krimit që synon të kapë politikisht dhe me çdo çmim Prokurorin e Përgjithshëm! Ndaj nuk është e rastit që të tre kandidatuarat e përzgjedhura nga tepsimaxhoranca vijnë nga Durrësi, nga Elbasani dhe nga Shkodra!!!”, shkruan Rama për tre prokurorët e kualifikuar: Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani.

“Meqenëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është ngritur qëllimisht nga tepsimaxhoranca e miksimit të krimit me qeverisjen dhe ligji ka dispozita tranzitore për t’a zëvendësuar përkohësisht Prokurorin e Përgjithshëm, atëherë ky i fundit nuk bëhet Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshem ( ky emërtim nuk është as në Kushtetutë dhe as në ligj!), por një prokuror që do të ushtrojë përkohësisht funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ky interpretim gjuhësor është shumë i rëndësishëm, sepse kur të krijohet KLP dhe të hapen procedurat për zgjedhjen e vërtetë të Prokurorit të Përgjithshëm, mund të kandidojnë edhe juristë, me eksperience pune, pasi nuk limitohet vetëm tek prokurorët në detyrë.

Vetem atëherë do të kemi Prokuror të Përgjithshëm”, thotë më tej Luan Rama i LSI në reagimin e tij.

“Konceptualisht, gjysmëkomisioni i ligjeve ka çelur shtegun e paligjshëm që me anë kësaj proçedura antikushtetuese, Kuvendi t’i japë këtij hibridprokurori disa tagra që nuk i takojnë. Ky personi që do të zgjidhet, nuk mund të nënshkruajë asnjëherë si Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm. Ai është dhe do mbetet Prokuror zëvendësues i përkohshem! Ndaj, nëse tepsimaxhoranca do t’a fusë Prokurorinë në kolaps e paligjshmëri siç i intereson botës së krimit, kandidatët e përzgjedhur prej saj janë ende në kohë të tërhiqen e të ruajnë të paktën integritetin e tyre, sigurisht nëse e çmojnë se e kanë!”, përmbyll Rama i LSI.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img