Shpërthen profesori Mevlan Shanaj. Shkak është bërë shfaqja “Equus” e vënë në skenë në Teatrin Kombëtar dhe që ka bërë për vete gjithë publikun. Sipas profesorit, është e turpshme që e diela është shfaqja e fundit ndërsa kujton se këto ndërhyrje përsëriten për të disatën herë.
Reagimi i plotë i profesorit:
“Thuhet se e diela qenka shfaqka e fundit “Equus” Eshte e turpshme, qe shfaqe dinjitoze te kene jete kaq te shkurter ne Teatrin Kombetar. Ka disa vite qe riperseriten keto nderhyrje , aspak serioze per repertor te admiruar. Eshte dikush te thote kete mynxyre qe ndodh ne Teatrin Kombertar !!!! Kam pyetur kritiket Josif Papagjoni dhe Miho Gjinin per kete fenomen dhe ata ngriten duarte, sic te gjithe ne ndodhemi para ketyre ndodhive vetem shqiptare. Jam i cuditur, nje personazhi im ne nje film thote: “Te habitesh ne moshen 70 vjecare, nuk eshte gje e pakte, zoteri.”…….
ÇFARË ËSHTË “EQUUS”:
‘’Equus’’ është udhetimi i mëndjes së një djaloshi, i cili me një çengel, verbon gjashtë kuaj. Historia flet për marrëdhënien e një psikiatri me pacientin e tij adoleshent që pasionin e tij për kuajt e tregon me verbimin e tyre.
Fokusi i veprës bie mbi një shtatëmbëdhjetë vjeçar, Alan Strang dhe Martin Dysard, psikiatër i moshës së mesme i cili pranon ta kurojë atë.
Gradualisht,ai zbulon arsyet,të cilat shtynë djalin të kryejë krimin.
Doktori ,sa më shumë i afrohet pacientit dhe kupton motivet e tij ,aq më shumë, shqetësohet se si duhet të sillet me Alanin dhe ‘’botën e tij të brendëshme’’ të cilën, djali e ka krijuar në kokën e tij,d uke vënë në pikëpyetje motivin profesional madje, edhe vetë ekzistecën e tij.
Nëpërmjet raportit me fenë, Alani krijon Perëndinë e tij ‘’Equus’’ dhe ritualin personal.
Magjepsjen e tij për të mbinatyrshmen ai e ngatërron me tërheqjen seksuale. Konfunzioni i tij, i lë hapësirë pyetjeve mbi marrëdhënien në mes vlerës personale dhe normave shoqërore.
Shfaqja vjen në formën e një trilleri psikollogjik,(histori hetimi) ndërthurur me elemente të thellë humori.
‘’Equus’’ ngre dilemën – Çfarë është normale? A duhet ti edukojmë fëmijët për të qënë normal ????
Humori ,imazhet e forta,dhe mjetet dramatike përcjellin qartë tema të rëndësishme,si dhe theksojnë qëndrimin ndaj çështjeve për të cilat kjo shfaqje flet: mungesa qytetarisë ,morali i rremë,erotizmi,fashizmit të të gjitha ideologjive,pandjeshmëria e shoqerisë ndaj të ndryshmes.
Vetë Shaffer, ka shkruar skenarin e filmit me të njëjtin titull, bazuar mbi veprën dramatike.