10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një krateri të vullkanit Etna në Itali.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Të lënduarit janë prekur nga llava e vullkanit Etna. Ky është shpërthimi i tretë në vetëm tre javë mbi Siçili.