Hapësire reklamuese

Bota

Shpërthen në flakë xhamia Al-Aksa në Jeruzalem, në të njëjtën kohë me katedralen e Parisit

Shkruar nga Newsbomb

Një nga strukturat në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalem ka shpërthyer në flakë, njëkohësisht kur zjarri masiv po rrënonte katedralen Notre Dame të Parisit.

Pamjet që tregojnë tym dhe flakë duke dalë nga çatia e një strukture të njohur si Dhoma e Lutjeve Marvani, u publikuan në rrjete sociale. Ndërkohë, zjarri u neutralizua, pa raportuar dëmtime të mëdha.

"Zjarri shpërtheu në dhomën e rojeve jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve të Marvanit," tha agjencia e lajmeve të Palestinës.

Vendi i tretë më i shenjtë në Islam ka qenë në qendër të konfliktit të vazhdueshëm arabo-izraelit dhe ngjarja ndodhi në të njëjtën kohë kur flakët rrënuan një pjesë të katedrales së Parisit, shkruan Reuters, transmeton Newsbomb.al.

qq.jpg

sss.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu