Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shpërthen në flakë qendra e vaksinimit kundër Covid-19, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen në flakë qendra e vaksinimit kundër Covid-19,

Qendra e vaksinimit në Surrey të Britanisë së Madhe është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët.

Mediat e huaja raportojnë se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit. Njerëzit të cilët ishin duke pritur në radhë që të vaksinoheshin janë larguar me shpejtësi.

Zyrtarët e shëndetit publik në Surrey sigurojnë qytetarët se vaksinimi do të fillojë shumë shpejt dhe se dozat që ndodheshin në këtë qendër u nxorën pa u dëmtuar.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll