
Tre turistë britanikë janë zhdukur pasi një jaht shpërtheu në flakë në Detin e Kuq egjiptian, ditën e sotme.
Mësohet se ne mjetin lundrues të quajtur “Uragani”, ndodheshin 25 persona.
Sipas medieve, 22 personat e tjerë u shpëtuan të gjithë nga anija dhe nuk kishin dëmtime.
Në pamje shikohet pjesa e pasme e anijes që është përfshirë në flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi ngrihen në qiell, në brigjet e Marsa Alam, Egjipt.
Autoritetet lokale kanë nisur kërkimet për turistët e zhdukur.
Sondazh
Poll