Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthen në flakë automjeti në Kurbin, shoferi përfundon te Trauma

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen në flakë automjeti në Kurbin, shoferi

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Sanxhakut pranë Kurbinit. Një automjet ka shpërthyer në flakë teksa ka qenë në lëvizje.

Si pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar. Grupi hetimori po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kurbin/ Informacione paraprake:

Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjet e plota të rrethanave të ngjarjeve, të cilat nga hetimet paraprake rezultojnë aksidentale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll