Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthen në flakë apartamenti në Astir, nëna dhe djali hidhen nga pallati, gruaja ndërron jetë në vend (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Një grua ka humbur jetën në Astri mëngjesin e kësaj të shtune dhe djali i saj është plagosur rëndë. Mësohet se rreth orës 05.55, në apartamentin e tyre ka rënë zjarr dhe për të shpëtuar, nënë e bir janë hedhur nga kati i tretë i pallatit.

Fatkeqësisht, gruaja 62 vjeçe nuk i ka mbijetuar hedhjes nga lartësia dhe ka vdekur, ndërsa djali ndodhet në spital. Viktima është Hava Osmenaj, kurse në spital është djali Klodian Osmenaj.

"Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj  K. O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia e Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu