Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bosnjen ku një apartament është përfshirë nga flakët ndërsa një grua në tarracë kërkon ndihmë në momentet e fundit të jetës.
Videoja e publikuar në internet ka shokuar opinionin në Bosnje, ku në të shihet gruaja e pashpresë e cila kërkon ndihmë, por që pas disa minutave digjet për së gjalli deri në vdekje. Mjekët kujdestar të Sarajevës, kanë konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombole gazi në një apartament, ndërsa 8 persona tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.