Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

“Shpërthen” Mustafa Nano: Mjaft na latë peng të psikopatit delikuent! Rrasini brenda ata që frymëzojnë protesta të dhunshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti i njohur Mustafa Nano reagon pas protestës së dhunshme të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë nën kontroll selinë e Partisë Demokratike.

Nano thotë se prej 31 vitesh “të gjithë presin të ndodhë diçka, dhunë, vandalizma, shkatërrime, deri edhe vrasje”. Sipas tij, institucionet duhet të veprojnë duke çuar pas hekurave të gjithë ata që ushtrojnë dhunë apo frymëzojnë protesta të dhunshme.

“Mjaft na latë peng të një psikopati delinkuent e të ca turmave me mendësi pyjesh e shpellash”, shkruan Nano.

Komenti i plotë:

Sot Berisha bën protestë. Kanë dalë lajme se Basha ka blinduar dyert e PD-së, se Rama ka përforcuar dyert e kryeministrisë, se janë marrë masa për të mbrojtur ndërtesën e Kuvendit, se FNSH-ja është vënë në gatishmëri, etj. Të gjithë presin të ndodhë diçka, dhunë, vandalizma, shkatërrime, deri edhe vrasje.

U bënë 31 vite me këtë avaz. Nuk e kuptoj pse shteti sillet në këtë mënyrë, në një kohë që situata është e thjeshtë: Filmoni e dokumentoni dhunën, dhe rrasini brenda ata që ushtrojnë, frymëzojnë e udhëheqin protesta të dhunshme. Mjaft na latë peng të një psikopati delinkuent e të ca turmave me mendësi pyjesh e shpellash! Jemi në vitin 2022, ta hajë dreqi!

Më shumë




spot_img








spot_img