Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthen makina e shefit të Paraburgimit në Vlorë, dy persona i vënë flakën dhe largohen (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Makina qe ka shperthyer ne Vlore

Një makinë që fillimisht ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer, ka prishur “qetësinë” e vlonjatëve pas mesnate.

Paraprakisht bëhet me dije se mjeti që ka shpërthyer është i shefit të Paraburgimit të Vlorës Feim Alisinani, me targa AA 091 NB. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, pavarësisht se forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ato nuk kanë mundur të shuanin flakët në kohë brenda makinës.

Kjo pasi mjetit fillimisht i janë thyer xhamat dhe më pas i është vënë flaka, duke bërë që të shkrumbohet e gjitha. Dy persona janë parë të afrohen nga një rrugicë për t’i vënë flakën mjetit të shefit të Paraburgimit.

Policia ka shkuar gjithashtu në vendngjarje dhe ka zhvilluar hetimet përkatëse, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrvënies.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll