Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthen koronavirusi në shkollat e Bulqizës, por mësimi vazhdon! S’ka personel të trajnuar për mësim online

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Rastet e infektimeve brenda institucioneve arsimore në Bulqizë vazhdojnë të jenë në rritje.

 

Tre mësues të tjerë janë infektuar me koronavirus në gjimnazin e Bulqizës dhe në 9-vjeçaren “Xhevdet Doda”. Disa ditë më parë, në shkollën “Shefqet Tançi” rezultuan pozitivë me Covid-19, pesë mësues.  

Bulqiza është ndër zonat më të prekura në Shqipëri, ku personeli arsimor është infektuar nga virusi famkeq.

Kujtojmë se mësimi vazhdon të mos ndërpritet në shkollat ku janë infektuar personel mësimor, pasi zona e Bulqizës nuk ka mësues të trajnuar për të zhvilluar mësimin online.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu