Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj disa takimeve me të rinjtë që organizon ambasada amerikane dhe fondacioni Soros.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se të rinjëvem po u mësohet droga dhe pisllëqet dhe për këtë arsye më mirë të rrinë në kafene. Për ish-ministrin këto takime nuk janë aspak edukuese.
“Martesat Gay;Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve. Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja! Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b.....! Më mirë të rrinë në kafene!”- shkruan dnër të tjera ish-ministri i Drejtësisë.
Reagimi i plotë:
Martesat Gay;Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!
Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.
Ky lajm u pëçua dje.
Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!
Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!
Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b.....!
Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!
Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!
Më mirë të rrinë në kafene!