Ka reaguar me tone të ashpra deputeti i LSI-së Petrit Vasili për vendimin e fundit të Ramës, për mbylljen e lojërave të fatit.
Sipas Vasilit, kryeministri po tenton të marrë gjithë paratë me vete me kompanitë e tyre.
Vasili ka publikuar dhe një deklaratë t tijën në vitin 2016.
“Ndaj, qeveri e bashki, ndaleni diarrenë se t’ju lodhë e do t’ju ndyjë pantallonat”, e mbylli deklaratën Vasili.
Reagimi i plotë:
Sa te pacipe qeveri e bashki,teatrin e votuan brenda nates per bixhozin deshen 6 vjet.Ka tre dite qe po qelb dynjane diarreja qeveritare dhe bashkiake tash se fundi,per ligjin e bixhozit.Pasi rruajten sa u shqepen per plot 6 vjet me radhe me kryeministrin ne krye tani po na shesin mbylljen si hatane e madhe qe po bejne.Thjesht po asgjesojne te tjeret qe ti rruajne te gjitha parate per vete me kompanite e tyre.Ketij kryeministrit si genjeshtar qe eshte deri ne legenllek po ja kujtoj prap sfiden, qe i kam bere ne emer te lsi,TRE VJET ME PARE, kur tentoi qe tu linte pergjegjesine te tjereve ndersa rruante vete parate si derri me bixhozinPikerisht ne 31 Dhjetor 2016 i kam deklaruar qarte dhe prere ketij kryeministrit qe s’rron dot pa genjyer keto fjale,te cilat vlejne ti lexojne edhe shplarovinat e bashkise sot.
Ja deklarata e 31 dhjetorit 2016:
“Bixhozi, kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen.Problemi është shumë i thjeshtë për sa i takon LSI. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jenë pro mbylljes. Nëqoftëse një deputet i vetëm i LSI nuk do ta votonte, ai do të përjashtohej nga grupi. Anëtar i grupit të LSI që s’voton do të bëhej anëtar i bixhozit”.Ndaj, qeveri e bashki, ndaleni diarrene se t’ju lodhe e do tju ndyje pantallonat.