Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Shpërthen” ish-ministri socialist: Këta janë të babzitur që e bëjnë një kapele 350 euro

Shkruar nga Newsbomb
“Shpërthen” ish-ministri socialist: Këta janë të

Ish-ministri socialist i Financave dhe Ekonomisë në vitet 1997-2005, Arben Malaj ka “shpërthyer” sot ndaj zyrtarëve dhe drejtorëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, të cilët kanë firmosur dhe kanë pasur gisht e disa dijeni, lidhur me tenderin e “kripur” të uniformave të Policisë së Shtetit.

Plot 25 milionë euro (28 miliardë lekë të vjetra), ku me përllogaritje i takon 2800 euro një uniformë policie, dhe vetëm kapelja 350 euro.

I ftuar në edicionin informativ në News24, Malaj tha se përgjegjësit për këtë tender janë të babzitur, duke i cilësuar në tërësi socialistët dhe si arrogantë, referuar rastit të FMN, e cila u ka bërë thirrje për të pasur kujdes me PPP, por asnjë reagim.

Arben Malaj: Kjo është babëzi. Se nëse një kapele jashtë bën 100-200 euro, këtu bën më pak kuptohet, por ti e vendos 350 euro, atëherë je mbi 250 euro më tepër, babëzi është kjo. Këta janë arrogantë, sepse FMN i thotë qeverisë që boll më dhe kujdes me PPP, këto vazhdojnë ende japin PPP, nuk dëgjojnë. KE i thotë maxhorancës që mos e votoni kryetarin e AMA dhe unë e di që në rregullore lejohet, por nuk lejohet kapja e shtetit. Këta nuk pyesin për asnjë dhe e votojnë. Qeveritë e kapura janë të rrezikshme. Qeverisja është përkeqësuar, kërcënohet dhe partneriteti strategjik, pasi nëse nuk je një partner strategjik i besueshëm atëherë prishet gjithçka dhe vihet në rrezik bashkëpunimi rajonal e më gjerë. Kush ka shkelur ligjin do marrë ndëshkimin penal. Ata duhet të flasin nëse u është bërë presion, sepse presioni në vetvete është vepër penale, është e dënueshme, nëse nuk flet njëri duhet të flasi tjetri, duhet të përfundojë kapja e shtetit.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll