Hapësire reklamuese

Politikë

Shpërthen ish-ministri: Lejoni farmacitë të shesin ilaçe perëndimore o kriminelë! Si ka mundësi që në Europë shiten 15 euro dhe këtu 3 euro

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen ish-ministri: Lejoni farmacitë të shesin ilaçe

Ish-ministri i LSI Ylli Manjani, i revoltuar kërkon që tregu i ilaçeve dhe farmacitë në Shqipëri të lejohen të shesin ilaçe perëndimore. "Ilaçe që bëjnë efekt, jo  pisllëqe që medemek kushtojnë pak", shkruan ai ndër të tjera.

Sipas ish-ministrit, nuk ka asnjë llogjikë që ilaçi që blihet 15 euro në Europë të kushtojë 3 euro në Shqipëri.

Shkruan Ylli Manjani:

O kriminelë!

Të organinuar madje!

Hapni tregun! Lejoni farmacitë të shesin ilaçe perëndimore. Ilaçe që bëjnë efekt, jo  pisllëqe që medemek kushtojnë pak!!!

Se nuk ka asnjë llogjikë që ilaçi që blihet 15 euro në Europë të kushtojë 3 euro në Shqipëri! Qartësisht nuk është i njëjti ilaç!!!

Më tej akoma, ilaçi që qeveria vetë e pranon me çmim reference 20 euro, na u shitka në farmaci me 4 euro!!! Me çfarë vaji e uthulle hahet ky mashtrim!

Sigurisht që ai që shitet në farmaci nuk është ilaç, por VJEDHJE me MASHTRIM! Pasoja është kriminale.

Pa folur këtu për trajtimin çnjerzor kolektiv  që stimulohet nga mos menaxhimi i efekteve anësore dhe mos lejimi i formave alternative të marrjes së

medikamenteve. (Ilaçet nuk serviren vetëm në tableta sot…)

Doni krim shtetëror, këtu e keni.

Me miliona euro përfitime.

Nuk blejmë dot gjithmonë e çdo gjë jashtë shteti, dreqi e mori!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll