Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthen granata në oborrin e shtëpisë, plagoset punëtori 22 vjeçar shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen granata në oborrin e shtëpisë, plagoset

Një punëtor 22 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Torino, teksa punonte në kopshtin e një shtëpie në rikonstruksion e sipër. Pasditen e djeshme, 1 dhjetor, i riu është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat në vendin fqinj raportojnë se një granatë e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer dhe për pasojë 22 vjeçari shqiptar ka marrë plagë në këmbë, nga pjesët metalike të granatës.

Mes pjesëve dhe mbetjeve që po pastronte në shtëpinë e vjetër, që tashmë po rikonstruktohej, ishte dhe granata që mendohet se kishte mbetur prej vitesh në kopshtin ndërtesës. Nga lëvizja, ajo është aktivizuar dhe ka shpërthyer.

Zjarrfikësit, personeli shëndetësor 118, karabinierët e stacionit të San Salvario, Spresal i ASL Torino, që janë përgjegjës për hetimin e ngjarjes bashkë me prokuroren e qytetit Rossella Salvati, kanë shkruar menjëherë atje. Shqiptari është në spital dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu