Hapësire reklamuese

Bota

Shpërthen depoja e armëve në Rusi, ka viktima

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen depoja e armëve në Rusi, ka viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu në rajonin rus në kufir me Ukrainën ku një depo me municione e armatime ka shpërthyer si pasojë e moszbatimit të protokollit për mbajtjen e granatave. Si pasojë e shpërthimit nga mediat e huaja mësohet se kanë humbur jetën tre ushtarë dhe kanë mbetur të plagosur 16 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin  rus i Belgorodit, në një qendër kulturore, e cila pas agresionit rus në Ukrainë, ishte projektuar për të shërbyer si depo për armatimet e ushtarëve rusë. Kjo, duke parë edhe afërsinë që rajoni i Belgorodit ka me Ukrainën, duke qenë shumë pranë kufirit.

Nga ana tjetër, ka qenë agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ajo e cila ka bërë me dije se janë edhe tetë ushtarë të tjerë rusë, të cilët nuk janë gjendur ende pas shpërthimit dhe kërkimi për ta vijon.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese