Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Shpërthen Covid-19 në burgje, merren masa të reja për të burgosurit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a13af4072fe5191a22b7c43e9400b347

Koronavirusi ka shpërthyer në burgjet e Belgjikës, pasi gjysma e të burgosurve dhe stafi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

132 të burgosur kanë rezultuar poztivë me Covid si dhe 60 nga 150 anëtarë të stafit të burgun kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Kjo ka bërë që autoritetet të marrin masa të dyfishta për të burgosurtit. Të burgosurit nuk do të lejohen të kryejnë shëtitje ose të bëjnë dushe në mënyrë kolektive.  Po ashtu ata do të marrin ushqimin në qeli si dhe rroba apo sende të tjera të nevojshme, shkruan BBC.

Situata është përkeqësuar për një të burgosur, i cili mësohet se ndodhet në spitalin nën kujdesin e mjekëve.

Kathleen De Vijve, një zëdhënëse e administratës së burgut, deklaroi se situata është shumë e rëndë.

Të gjitha vizitat janë pezulluar, pasi nuk lejohet askush që të futet në këtë institucion për të shmangur një përhapje të mëtejshme të Covid.

Më shumë

spot_img
spot_img