Hapësire reklamuese

Rajoni

Shpërthen cisterna me acid, plagosen 12 minatorë në minierën e Trepçës

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen cisterna me acid, plagosen 12 minatorë në minierën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Trepçës ku kanë mbetur të lënduar 12 minatorë.

Gjatë punimeve në minierë ka pasur një rrjedhje kimike të acidit sulfurik dhe për pasojë 12 punëtorë kanë pësuar djegie, dy nga të cilët janë në gjendje më të rëndë.

Dy nga puëntorët kanë pësuar djegie të madhe në sy. Pas ngjarjes, dy minatorët që janë në gjendje më të rëndë janë transportuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.

Ndërsa 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

“Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 12 minatorë.

Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.

Kanë reaguar dhe përfaqësuesit nga miniera e Trepçës, të cilët kanë bërë të ditur se lëndimi i minatorëve erdhi pas një aksidenti gjatë pastrimit të gypave.

“Sot me datë 17.01.2024, në minierën e Stantërg-ut në ora 12:35 h, në horizontin e XI, ka ndodhur një aksident gjatë pastrimit të gypave të pompave me acid sulfurik. Gjatë mirëmbajtjes së gypave ka ndodhur rrjedhje e acidit sulfurik nga bombola, me ç ‘rast janë lënduar 12 punëtorë të minierës së Stantërg-ut”, - thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese