Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Gjenevë të Zvicrës, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një restorant duke lënë të plagosur 15 persona.
Sipas autoriteteve, në momentin e aksidentit lokali ishte i populluar nga klientët, ndërsa shpërthimi ka ndodhur në kuzhinë.
Dy kuzhinierët e restorantit raportohet të kenë marrë plagë më të rënda se pjesa tjetër e të plagosurve, ndërsa policia ka bërë të mundur mbylljen e hetimeve për çështjen.