Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë. Burime për medie bëjnë me dije se familjarët nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e zjarrit.
Mësohet se nga flakët është djegur kati i dytë i banesës që po ndërtohej. Dyshimet e para për shkakun e zjarrin janë që një bombol gazi e cila po përdorej për punimet në banesë ka shpërthyer.
Policia dhe zjarrëfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë neutralizuar flakët, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.
Sondazh
Poll