Një bombol gazi ka shpërthuer në një pallat në Korçë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se bombola ka shpërthyer në katin e 4 të një pallati ndërkohë shtetasi i plagosur, Klodian Gjoka, është transportuar drejt spitalit të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.