Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Krujë, digjet banesa

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen bombola e gazit në Krujë, digjet banesa

Ka shpërthyer një bombol gazi në Krujë, ku si pasojë është djegur një banesë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, në banesën e shtetasit N. P. Si pasojë është djegur plotësisht banesa. Fatmirësisht nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, në banesën e shtetasit N. P., ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit.

Si pasojë është djegur plotësisht banesa. Nuk ka dëme në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit” njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll