Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në një banesë në fshatin Fajza, Has.
Paraprakisht bëhet me dije si pasojë kanë mbetur të plagosur nëna dhe i biri.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza, Has, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi që përdorej për gatim. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit S. D dhe U. D. (nënë e bir).
Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.- thuhet në njoftimin e policisë.