Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një bazë ushtarake në qytetin e Cucuta, në verilindje të Kolumbisë.
Një bombë e vendosur në një makinë ka shpërthyer dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 36 persona.
Sipas mediave të huaja mësohet se tre të plagosur janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa dy civilë janë jashtë rrezikut.
Në një deklaratë për mediat, ministri i Mbrojtjes, Diego Molano e vlerësoi si një akt terrorist kundër tshtarëve Kolumbianë.