Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
0.5kmh
75 %
Mër
19 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Shpërthen bashkëshortja e kriminelit serb Ratko Mlladic: Vendimi i gjykatës i padrejtë! Për të një ditë do të shkruhe ndryshe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bosiljka Mlladic, gruaja e kriminelit të luftës dhe xhelatit te Ballkanit, Ratko Mlladic, është shprehur se dënimi me burgim të përjetshëm është i pa drejtë dhe se për të një ditë do të shkruhet ndryshe.

“Ai nuk e meritonte një dënim të tillë. Ratko, si njeri dhe si ushtar, është shumë i moralshëm, i drejtë. Unë mendoj se një ditë do të vijnë ato ditë që do të dëshmojnë se ai nuk u gjykua nga ligji ose drejtësia. Tani, por vetëm tani, ky vendim i padrejtë gjykate është shenja më e thellë”, tha ajo, duke shtuar se është e bindur se “për gjeneralin Mlladiç, një ditë do të shkruhet ndryshe”, u shpreh gruaja e kriminelit të arrestuar.

Ajo vuri në dukje se vendimi i shkallës së dytë që dënon Ratko Mlladiçin me burg të përjetshëm ishte “goditja e fundit nga e cila familja do ta ketë të vështirë të shërohet”.

Ndërkohë dje Gjykata britanike konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Srpska, Ratko Mlladiç, dënm të cilin e kishte dhënë më herët Gjykata e Hagës.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img