Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Shpërthen avokati: Gjyqtarët duhet të dorëhiqeshin që mos t’i kapte vettingu, ata injorantë dëgjuan Saliun dhe…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur sot në mbrëmje për Reformën në Drejtësi, në 5-vjetorin e saj pas miratimit me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë.

Sa i takon gjyqtarëve dhe prokurorëve, Ngjela tha se sistemi ia dha mundësinë që të tërhiqeshin dhe të shpëtonin, të mbanin çfarë kishin grumbulluar. Disa e bënë ndërsa disa të tjerë jo.

Sipas Ngjelës, ata “injorantë” dëgjuan Metën dhe Berishën dhe qendruan brenda sistemit, ndaj tani po shkarkohen me radhë. Avokati tha se ata të gjithë duhet të dorëhiqeshin dhe kështu mund të shpëtonin, e më pas vendi do detyrohej të merrte gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, duke dhënë kështu shembullin e Greqisë.

LEXO EDHE: “Sali Berisha nuk do të jetë në Parlament në shtator”, avokati tregon arsyen

Pyetje: Kush nga Berisha, Rama, Meta e donte dhe kush jo Reformën në Drejtësi?

Ngjela: Kryeministri kur qe me Metën, Meta ishte kundër, por Amerika i thirri në ambasadë. Pastaj doli Meta i mori të gjithë i futi brenda. Ne duhet të kuptojmë që ndërkombëtarët ua dhanë lëshimin gjyqtarëve, të jepnin dorëheqjen dhe s’ju prekim. Ata injorantë dëgjuan Saliun dhe Metën. po sikur të iknin të gjithë çfarë do bëhej? Greqia ka qenë 50 vjet me gjyqtarë të huaj. Ata nuk e bënë dhe ranë brenda. Shqipëria nuk e bëri dot dhe po vuajmë politikisht. Ne jemi në këtë situatë. Ç’do të bëhet me vettingun? Është duke u intensifikuar goditja për gjyqtarët dhe prokurorët, mbarojnë brenda shtator-tetorit.

Pyetje: Kur do të nisë goditja e peshkut të madh?

Ngjela: Pjesa e lartë e politikës, ministra dhe kryeministra që janë të rrezikuar nuk i kanë firmosur tenderat, por kanë pasur emërtesën e tenderave, janë të përgjuar. Në rast se nuk vijnë dëshmitarët si pentito prova gjyqësore nuk gjen dot, sepse përgjimi nuk është provë gjyqësore. Duhet të ketë dëshmitarë. Ata që janë arrestuar apo do të arrestohen duhet të dëshmojnë.

LEXO EDHE: Akuza e fortë e Spartak Ngjelës: Ka pushtetarë shqiptarë që kanë nga 1 miliard euro në bankë, të tjerë janë me 20-30 apartamente

Më shumë

spot_img
spot_img