Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Shpërthen ambasadorja e Kosovës në Itali, “Artikulli i Corriere della Serra për 10 vjetorin e pavarësisë nuk është aspak serioz”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a2a0d727deed986ba7d3d44bde155c0d

Pas postimit të artikullit me titull “Roli i Millosheviçit në Prishtinë. Shfaqja e çmendur e një vendi të ndarë”, në gazetën prestigjoze italiane Corriere della Sera në nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka reaguar me anë të një shkrimi ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.

Sipas Lamës, fakti që aktori kryesor në artikull është ish-lideri serb, Sllobodan Millosheviç personi që drejtoi luftën ndaj Kosovës nuk e bën aspak serioz këtë artikull. Ajo ka vijuar reagimi duke thënë se Kosova është një vend i cili po luan rolin e palës konstruktive në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë.

“Si mund të shpjegohet ndryshe që tregimi i dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës niset me një histori teatri, ku ne skenë ka si personazh kryesor Millosheviqin, pra njeriun që shkaktoi tragjedi të jashtëzakonshme në Ballkan përgjatë viteve të 90, e që regjizori i shfaqjes thotë se paska parë gjykimet e Hagës dhe se aty akuzat që i bëhen janë idiote, por ka dhe disa serioze. Kjo me të vertëtë nuk është serioze.”- ka shkruar Lama.

REAGIMI I PLOTË:

Pergjigje e imja, drejtuar Corriere della Sera, ne lidhje me artikullin me titull: “Recitare Milosevic a Pristina. Folle show di un Paese diviso”, te premten me date 16 shkurt

I nderuar drejtor I gazetës Corriere della sera, z. Luciano Fontana

Lexova me vëmendje artikullin e gazetarit, te dërguarin tij në Prishtinë Francesco Battisimi, në vigjilje të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. 
Së pari më lejoni t’iu them se unë kam një respekt shumë të madh për lirinë e shtypit dhe të medias, dhe besoj në pavarësinë e saj. Ashtu sikurse besoj se media ka një rol të fuqishëm për prezantimin e të vërtetës dhe vetëdijësimin e atyre qe e lexojnë. Corriere është një gazetë me peshë për lexuesin italian dhe prandaj jam edhe e detyruar të reagoj në lidhje me shkrimin pasi e prezanton realitetin e Kosovës në mënyrë të shtrembëruar. 
Është e dukshme që pothuajse në secilin rresht apo koment të gazetarit, tentohet të prezantohet një realitet me ngjyra të errëta, të zhvlerësohët jo vetëm festa por edhe vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës. E njejta gjë ndodh me përzgjedhjen e citimeve të personazheve që flasin e të futura në tekst.
Si mund të shpjegohet ndryshe që tregimi i dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës niset me një histori teatri, ku ne skenë ka si personazh kryesor Millosheviqin, pra njeriun që shkaktoi tragjedi të jashtëzakonshme në Ballkan përgjatë viteve të 90, e që regjizori i shfaqjes thotë se paska parë gjykimet e Hagës dhe se aty akuzat që i bëhen janë idiote, por ka dhe disa serioze. Kjo me të vertëtë nuk është serioze. Ashtu sikurse nuk është serioze ankesa për “aparteid” ndërkohë që vë në skenë një spektakël për Millosheviqin. 
Nëse dikush do të njohë historinë, së pari le të shohë masakrat serioze që ai ka bërë, e që janë të filmuara e të dëshmuara me profesionalizëm në masë të madhe edhe nga media juaj. Respekt për lirinë e artit, megjithatë lartësimi artistik apo paraqitja humane” e Millosheviqit, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ta zëmë lartësimi artistik apo paraqitja humane e Hitlerit. Respekti duhet të jetë në anën e viktimave.
Një vëzhgues i mprehtë e kupton se një shfaqje përgatitur në Beograd për Millosheviqin dhe që ia cakton premierën ditën e pavarësisë së Kosovës, nuk mund të jetë tjetër veçse një tendencë për të prishur festën, nëpërmjet tërheqjes së vëmendjes së gazetarëve e pse jo krijimit të tensioneve tek popullata. E është pikërisht shmangia e tensioneve, arsyeja se pse tolerohen ato që nuk mund të jenë të tolerueshme, siç janë manifestimet fashiste të epokës së Millosheviqit, që i gjeni jo vetëm në Gracanicë, por edhe në Mitrovicë.
Kjo gjuhë përdoret edhe në ndonjë Manastir, të cilët ashtu sikurse ai i Gracanicës ruhen nga policia e Kosovës, jo nga “10 mijë serbët”.
10 vjetori i Pavarësisë e gjen Kosovën një shtet shumë më të fortë dhe institucione shumë më të konsoliduara. Madje e gjen Kosovën ne raporte shumë më të çtensionuara me Beogradin se dhjetë vjet më parë. Është pikërisht Brukseli dhe italiania Mogherini që ndërmjetëson dialogun ndërmjet dy vendeve që po ndihmojnë që Kosova dhe Serbia t’i kapërcejnë mosmarrëveshjet, të cilat po, janë historike, dhe janë edhe të sotme e të përditshme. 
Dhe Kosova është pala konstruktive në këtë dialog, pala që iu ka shtrirë dorën e pajtimit dhe integrimit serbëve të Kosovës. Ndërkohë që Beogradi i nxit vazhdimisht për ta refuzuar atë dorë. 
Kosova është një shtet që u themelua më përkrahjen e pjesës më të madhe të vendeve demokratike, përfshirë edhe Italinë, që është një vend mik. Jemi krenarë që kemi kushtetutën më zemërgjërë në botë përsa iu përket minoriteteve. 
Ne sot kemi vetëm një synim, të plotësojmë statndartet për tu bërë pjesë e BE-së, dhe njëherë e përgjithmonë të shkëputemi nga e kaluara e hidhur.
Po, ne kemi plot sfida përpara, kemi një ekonomi që duhet të zhvillohet, një demokraci që duhet të forcohet dhe mbi të gjitha një territor që duhet të kontrollohet i tëri, e jo të lejohet Serbia të ndërhyjë e të provokojë duke i keqpërdorur serbët.
Këto nuk janë sfida të lehta, por siç thuhet as Roma nuk u ndërtua për një ditë.
E përfundimisht një tablo me ngjyra te errëta që në qendër vendos figurën “humane” të Millosheviqit, nuk ndihmon në tejkalimin e sfidave.

Me respekt
Alma Lama
Ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali.

Më shumë

spot_img
spot_img