Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Shpërthejnë protestat e dhunshme në Izrael, demonstruesit rrethojnë pallatin presidencial

Lajme të ngjashëm

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer mbrëmë në Tel Aviv, Izrael kundër refromës gjyqësore. Si pasojë u arerstuan me dhjetëra protestues dhe disa  të tjerë u plagosën gjatë trazirave.

Protesta pati edhe në qytete të tjera, ku demonstruesit  bllokuan rrugët, me thirrjet për demokraci. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës e ujë për të shpërndarë protestuesit, duke arrestuar disa prej tyre. Ndërsa në Jerusalem, protestuesit u mblodhën para pallatit presidencial.

Koalicioni qeverisës tha se reforma në gjyqësor është e domosdoshme për të rikthyer balancat. Por opozita dhe mijëra protestues kanë dalë për 10 javë në protesta të vazhdueshme kundër kësaj reforme, që sipas tyre, synon të shkatërrojë bazën e demokracisë së shtetit, në favor të qeverisë së Netanjahut dhe koalicionit të tij qeverisës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje protestuesve në Jerusalem që të sillen me përgjegjësi dhe “të mos veprojnë me dhunë”.

“U bëj thirrje të gjithë demonstruesve në Jerusalem, djathtas dhe majtas, të sillen me përgjegjësi dhe të mos veprojnë dhunshëm. Ne jemi njerëz vëllazëror”, shkroi ai në Twitter.


Më shumë