Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthejnë OFENDIMET mes Rezart Veleshnjas dhe vajzës së biznesmenit, aktori: Po dëmton veten për gabime që i ka bërë babi jot, uroj të jesh sërish e aftë mendërisht

Shkruar nga Newsbomb
Rezart Veleshnja - Kleoniki Deliorgji

Aktori Rezart Veleshnja dhe Kleoniki Deliorgji, vajza e biznesmenit Mihal Deliorgji kanë patur një përplasje të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”.

Kleoniki, e cila është edhe “Miss Shqipëria 2012” ka zbuluar në emision një aftësi të veçantë, pasi u shpreh se ajo mund të shohë fatin e njerëzve nëpërmjet letrave, duke shtuar s eletrat e saj janë me ëngjëj.

Por aktori e ironizoi, ndaj kaq ka mjaftuar që mes tyre të fillonte përplasja, që nuk ka përfunduar në emision, por ka vazhduar edhe në rrjetet sociale.

Deliorgji ka bërë një Instastory për Veleshnjan, ku thotë se aktori është antipatik, seksist, njeri i ulët dhe pa asnjë vlerë humane.

Por edhe aktori nuk ia ka përtuar, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, pasi në një Instastory për Kleoniki Deliorgjin, i shkruan se e kupton gjendjen e saj mendore, pasi po dëmton veten për gabimet që ka bërë babai i saj.

Ai e “këshillon” që të mos dalë më në televizion, pasi ngacmon plagët e njerëzve, ndërsa e uron që të jetë sërish e aftë mendërisht.

Postimi i Kleoniki Deliorgjit:

Screenshot-2021-01-10-172230.jpg

Postimi i Rezart Veleshnjas:

Screenshot-2021-01-10-172320.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll