Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

“Shpërndarja e mallrave për vota”, Bashkia Berat i përgjigjet PD: Ishin mbledhur për të ndihmuar të prekurit nga pandemia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkia e Beratit në një reagim zyrtar ka sqaruar ngjarjen e ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e gurtë, ku PD kapi dhe ndaloi një fugon me mallra.

Tomorr Alizoti, drejtuesi politik i PD në Berat ishte ai që telefonoi policinë, ndërsa Bashkia thotë se ato ndihma ishin grumbulluar për familjet e prekur nga pandemia.

Sipas sqarim në “Facebook”, thuhet se “Si rrjedhojë e kërkesës së strukturave të Bashkisë Berat për të organizuar aktivitete me grupet e interesit duke respektuar masat anti COVID, ka lindur nevoja e transferimit të bazës materiale nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore”.

Sqarimi i plotë i Bashkisë së Beratit

Bashkia Berat gjatë periudhës së pandemisë ka organizuar në ambientet e sallës së konferencave, mallra të ndryshëm për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia.

Si rrjedhojë e kërkesës së strukturave të Bashkisë Berat për të organizuar aktivitete me grupet e interesit duke respektuar masat anti COVID, ka lindur nevoja e transferimit të bazës materiale nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore.

Strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara.

Çdo tentative për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkojnë me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit. Organet ligj-zbatuese duhen të ndjekin të gjitha hapat ligjore dhe ne garantojmë bashkëpunimin dhe transprencën maksimale në sqarimin e çdo akuze të motivuar nga verbëria politike.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img