Një shpërndarës droge është arrestuar nga policia e Reading pasi në çantën e shpinës kishte disa doza kokaine.
Lewis Szewczyk tentoi t’i largohej forcave të policisë, por rezistenca e tij nuk zgjati shumë. Gjatë këtyre momenteve, 26-vjeçari tentoi të fshihte një prej dozave, duke e gëlltitur.
Veprim që u pa nga efektivët e policisë, të cilët pas ndalimit të tij kërkuan që doza e gëlltitur të nxirrej. Szewczyk iu kërkua që të kollitej në mënyrë që doza të dilte jashtë, pasi tashmë, sipas efektivëve gjithçka ishte parë prej tyre dhe kjo nuk do ia lehtësonte masën ndëshkimore përpara gjykatës.
Pas shumë tentativash, polaku ia arriti qëllimit, duke e nxjerrë dozën jashtë gojës së tij. Pamja është fokusuar nga kamerat e sigurisë ku u bë ndalimi i tij. Szeëczyk pritet të dal para gjykatës në ditët e ardhshme. Ndaj tij rëndojnë 2 akuza, posedim e shpërndarje të lëndëve narkotike, si dhe kundërshtim të forcave të policisë.