Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërndarës droge në Itali, biznesmen në Shqipëri, arrestohet 30 vjeçari

Shkruar nga Newsbomb

Një 30 vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia italiane. Shtetasi me iniciale H.E u arrestua sapo doli nga avioni në aeroportin e Xhenovas.

Mësohet se ky shtetas kërkohej nga policia e Savonas për aktivitetin e shpërndarjes së drogës së fortë të llojit kokainë.

30 vjeçari rezulton se ishte edhe furnitor i dy shqiptarëve të tjerë, një 28-vjeçari me inicialet E.D. dhe një 25-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Policia bën me dije se me paratë që fitonte nga kokaina, 30-vjeçari H.E. kishte ngritur biznes në Shqipëri. Ai blinte makina në Itali dhe i çonte ato në vendlindje ku i shiste.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll