Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërndante kokainë nëpër qytet, arrestohet 33-vjeçari në Berat (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërndante kokainë nëpër qytet, arrestohet

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi shpërndante lëndë narkotike, e llojit kokainë.

Në pranga ra shtetasi Ardit Bajrami, 33 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi droge, 1 celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Berat Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Bie në prangat e Policisë 33-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular si dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ardit Bajrami, 33 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll