Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Shpërndante KOKAINË në zonën e “Freskut” në Tiranë, bie në pranga 28-vjeçari (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se pas një hetimi disa diamujorë, policia ka arrestuar shtetasin Eduart Sulioti, pasi merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë në zonën e Freskut.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.  

Gjithashtu policia ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, metadon dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat e një pune disamujore, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë në zonën e Freskut, kanë organizuar operacionin e koduar “Fresku”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 28 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.  

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza metadon.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. A., 57 vjeç, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëshorten e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.   

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. R., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

S. B., 48 vjeç, D. G., 35 vjeç dhe R. S., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

L. J., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img