Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërndante kokainë në dyqanin e tij “Tabacino”, arrestohet 26-vjeçari në Fier (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërndante kokainë në dyqanin e tij “Tabacino”,

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet me dje se në pranga ka rënë shtetasi Arsen Meta 26 vjeç, pasi në dyqanin e tij tabakino, posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta në doza.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen "11 Janari", Fier, në dyqanin tabakino u gjetën në total dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë narkotike kokainë, 40 grirëse bimore si ato që përdoren për përgatitjen e lëndës narkotike kanabis sativa, qeska dhe sende të tjera që përdoreshin për përgatitjen dhe  shitjen e lëndës narkotike të llojit Kokainë.

Njoftimi i policisë Fier:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Tabacino", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Operacioni nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Fier.

Vihet në prangat e Policisë 26-vjecari, që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.

Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë e ndarë në 88 doza gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për një shtetas që në dyqanin e tij tabakino, posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta në doza,  kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Tabacino".

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen "11 Janari", Fier, në dyqanin tabakino në pronësi të shtetasit A. M., si edhe më pas gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën në total dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë narkotike kokainë, 40 grirëse bimore si ato që përdoren për përgatitjen e lëndës narkotike kanabis sativa, qeska dhe sende të tjera që përdoreshin për përgatitjen dhe  shitjen e lëndës narkotike të llojit Kokainë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.