Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërndante kokainë në disa zona të Tiranës, prangonet “spaçatori” 40 vjeçar (EMRI - Çfarë iu gjet në makinë)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga Policia

Rigert Sinani, 40 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi shpërndante kokainë në doza të vogla në disa zona të kryeqytetit.

Sipas Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune hetimore disajavore u bë e mundur goditja dhe dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarisë kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “Lapraka”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kapën në rrugën “Allman Dervishi “ dhe më pas arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, u gjetën 63 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe katër aparate celular, të cilët janë sekuestruan në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin.  

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll