Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Shpërndante kanabis në Vlorë, arrestohet 27-vjeçari, Policia sekuestron drogën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi A. Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.   

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin: 

A. Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.   

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img