Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Shpërndante kanabis, arrestohet 18-vjeçari në Mirditë, policia i gjen në banesë kallashnikov e fishekë (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mirditë pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. N., 18 vjeç, banues në Mirditë. Në qytetin e Rreshenit, shërbimet e Policisë   gjatë kontrollit fizik i gjetën 18-vjeçarit doza me lëndë narkotike canabis sativa që dyshohet se do t’i shiste në qytet .

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me krehër me 30 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve,  në qytet Rreshen u kap një 18-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 18-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 30 fishekë luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan shtetasin K. N., 18 vjeç, banues në Mirditë.

Në qytetin e Rreshenit, shërbimet e Policisë   gjatë kontrollit fizik i gjetën 18-vjeçarit doza me lëndë narkotike canabis sativa që dyshohet se do t’i shiste në qytet .

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me krehër me 30 fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më shumë

spot_img
spot_img