Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Shpërndante heroinë, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

acda6640e24f79615d23d8a8b597e111

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se shperndante drogë të fortë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi G. T., 45 vjeç, banues në Durrës. Personi në fjalë posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Policia ka ndaluar për kontroll 45-vjeçarin, i cili në momentin që konstatoi Policinë tentoi të largohej, por u kap dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës.

45-vjeçarit në povën materiale iu gjetën 12 doza me lëndë narkotike heroinë, 3 aparate celular dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Bie në pranga 45-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Sekuestrohen 12 doza me lëndë narkotike heroinë, 3 aparate celular dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr. 8, Durrës, shtetasin G. T., i cili në momentin që konstatoi Policinë tentoi të largohej, por u kap dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 45 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img