Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërndante drogë me motomjet pa targa, arrestohet 19-vjeçari në Lezhë

Shkruar nga Newsbomb
Shpërndante drogë me motomjet pa targa, arrestohet 19-vjeçari

Një 19 vjecar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës si shitës i lëndës narkotike “kanabis sativa”.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet ky shtetas përdorte motomjetin e tij pa targa dhe pa leje drejtimi për të zhvilluar këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit fizik të të riut nga policia, atij i është gjetur edhe një sasi lënde kanabis sativa.

Në njoftiomin e policisë, thuhet se i riu nuk i ishte bindur urdhrave të policisë për të ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi lëvizjen në drejtim të qytetit të Lezhës, ku në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”kanë bërë të mundur edhe arrestimin e 19 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me motomjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari që shiste dozat e cannabisit.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që iu gjet këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Sekuestrohet edhe motomjeti pa targa, të cilin ky shtetas e përdorte për këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të kontrolleve që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në aksin rrugor Lezhë-Milot, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një motomjeti, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi lëvizjen në drejtim të qytetit të Lezhës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese