Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërndante drogë me makinë, arrestohet 34-vjeçari në Mamurras

Shkruar nga Newsbomb
Shpërndante drogë me makinë, arrestohet 34-vjeçari në

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mamurrasit pasi akuzohet për shpërndarje të bimëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi shtetasit A.L., 34 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A.L., shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.  Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas që  qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “Gurra”, Lezhë,  shërbimet e Policisë Lezhë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A.L., shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit A.L., 34 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll