Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë në Shkodër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë aksionit të uniformave blu kanë rënë në pranga shtetasit me ininciale N. H. 25 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, të dy banues në Koplik, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. 

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 2 poseduesit.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Seksionit të Trafikut Interurban & Urban në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

N. H. 25 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, të dy banues në Koplik.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, është organizuar puna dhe vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Koplikut”, nga punonjësit e Policisë Rrugore në DVP Shkodër është ndaluar mjeti me të cilin udhëtonin këta shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img