Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë është shkatërruar pas një operacioni të madh policor në qendrën historike të Venecias.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se rreth 100 policë kanë marrë pjesë në operacionin e koduar “Fontego”, ku në pranga kanë rënë 13 persona, të gjithë shqiptarë.
Ky grup kriminal zotëronte tregun e kokainës në këtë zonë të populluar të Venecias, duke kryer trafikun dhe shitjen. Grupi ishte i strukturuar, solide, piramidale dhe e organizuar, e ndarë sipas detyrave dhe niveleve, e pajisur me strukturë logjistike për kryerjen e transportit dhe shitjes së kokainës si makina, apartamente dhe mjete komunikimi.
Policia italiane bën me dije se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, ndërsa njofton se shqiptarët bënin edhe punë të ndershme, duke e shfrytëzuar si mbulesë për aktivitetin e jashtëligjshëm.