Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Shpërndanin kokainë dhe heroinë me doza në Fier, Operacionalja prangos dy persona (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Elinor Gjyshja dhe Irena Nana, kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi shpërndanin drogë në doza të vogla. Ata janë kapur në kushtet e flagrancës duke shpërndarë kokainë, heroinë dhe hashash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të forta në doza, në disa zona të qytetit të Fierit, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Paketimi.

  • Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Elinor Gjyshja 33 vjeç dhe Irena Nana 30 vjeçe, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. Gj. dhe më pas në banesën e tij (ku ndodhej shtetasja I. N., e cila paketonte lëndën narkotike në doza), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 18 doza me lëndë narkotike heroinë, doza me cannabis sativa, 90.000 lekë të rinj, 4 aparate celulare, 1 automjet, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img