Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërndanin drogë në doza të forta, arrestohen babë e bir në Durrës, u sekuestrohen shuma parash dhe eurosh (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Policia ka vënë në pranga babë e bir në Durrës të cilët akuzohen për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.

Në pranga kanë rënë A. I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua në gjendje të lirë A. P., 36 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi u konstatuan, duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla, në lagjen nr. 17, Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë: Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, një automjet, një sasi parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 36 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll