Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Shpërndanin drogë në Bulqizë, arestohen dy persona, njëri i ikën nga “duart” policisë

Lajme të ngjashëm

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policsë së Bulqizës, ndërsa një tjetër është shpallur në këkrim, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç,  banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.

Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës.  Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i policisë së Bulqizës:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një sasi dozash canabis sativa, gati për shitje

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe  si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç,  banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.

Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës.  Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë